Avokati Arianit Koci pohon se është ndalur për verifikim nga policia serbe teksa po hynte në Kosovë - Gazeta Express
string(100) "avokatit-arianit-koci-pohon-se-eshte-ndalur-per-verifikim-nga-policia-serbe-teksa-po-hynte-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:15

Avokati Arianit Koci pohon se është ndalur për verifikim nga policia serbe teksa po hynte në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 17:15

Avokati kosovar, Arianit Koci, deri tani ka marrë përsipër pothuajse të gjitha rastet e kosovarëve të cilëve iu kanë dalë probleme duke kaluar nëpër kufijtë me Serbinë apo të cilët janë ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe.

Ndonëse i ka rënë të shkojë disa herë në Serbi në cilësinë e avokatit për raste të ndryshme, autoritetet serbe e kanë ndaluar atë në pikë kalimin kufitar në Mendarë duke u kthyer nga Serbia për në Kosovë, pasi ka qëndruar atje si mbrojtës i Mit’hat Lozhanit.

Koci është shprehur se nuk i ka ndodhur më herët një gjë e tillë.

“Është hera e parë që ma bënë një gjë të tillë. Këtë po e shoh si sinjal”, ka thënë Koci për Express, pasi është ndaluar për rreth 20 minuta me arsyetimin e “verifikimeve shtesë”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement