Shefi i Grupit Parlmetar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se cilat tema do të diskutohen në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovë.
Në një deklarim pas mbledhjes së Kryesisë, Tahiri tha se do të merren me tri tema dhe një prej tyre ai e veçoi si më të rëndësishmen.
“Do të këtë një seancë në orën 19:00 ku do të jenë tri tema. E para lidhet me ndarjen e komisioneve, që është një procedurë standarde. Tema e dytë është për ndarjet buxhetore, ndërsa tema më e rëndësishme lidhet me një rezolutë të cilën Kuvendi i Kosovës do ta miratojë në orën 19:00, sa i përket çlirimtarëve tonë të cilët gjenden padrejtësisht në Hagë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një dakordim me tekstin e kësaj rezolute”, tha ai.