Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj F.B. të dyshuar për”Shmangie nga sigurimi i mjeteve për jetesë”. Ai është dënuar me 1 vit burgim, dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“I pandehuri F.B., akuzohet se nga data 12 mars 2019 deri më 25 janar 2023,i është shmangur sigurimit të mjeteve të jetesës për fëmijët e tij, për të cilën është i obliguar të kujdeset në bazë të Aktgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Ferizaj. I pandehuri sipas aktgjykimit ka qenë i detyruar që t`i paguaj të dëmtuarës – ish bashkëshortes A.B., për dy fëmijët e mitur mjetet për jetesë për periudhën nga data 12 mars 2019 për çdo muaj, në shumë prej njëqind e pesëdhjetë (150.00) euro për secilin fëmijë, e që në shumë të përgjithshme prej treqind (300.00) euro, derisa të ekzistojnë kushtet ligjore, ku i pandehuri i është shmangur detyrimeve duke mos i paguar shumat të cilat ka qenë i obliguar, në emër të ushqimit – alimentacionit të fëmijëve.”
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.”