Kuvendi ka njoftuar se sot do të mblidhet kryesia në ora 15:00, me një pikë të rendit të ditës: Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Mbledhja do të mbahet në sallën C-301.
Nënkryetar nga VV është Ardian Gola, mga PDK Vlora Çitaku, nga LDK Kujtim Shala, nga Lista Serbe Sllavko Simiq dhe nga minoritetet tjera Emilia Rexhepi.
Ndërsa shef i Grupit të Parlamentar të PDK’së është caktuar Arian Tahiri, nga LDK Jehona Lushaku Sadriu, ndërsa nga AAK Besnik Tahiri
Pasditen e së mërkurës, u konstitua legjislatura e 10’të e kuvendit të Kosovës.
Pastaj, kryetarja e re e kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se seanca për qeverinë do të mbahej pas pak orësh.
Me 66 vota për, Kurti mbrëmë u zgjodh kryeministër për të tretën herë.