Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë të Shqipërisë.
Trupi i një burri të moshuar u gjet i pajetë në mes të rrugës nga kalimtarët.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, teksa ishte duke ecur në rrugë.
Viktima është ende i paidentifikuar, por sipas të dhënave, nuk ka shenja dhune ose dëmtime, ndërsa dyshohet për vdekje natyrale.
Policia po bën hetimet lidhur me rastin ndërsa trupi po dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore, si dhe për identifikimin e të ndjerit sa më parë.