18 deputetët e rinj të Kuvendit që do t’i zëvendësojnë ata që u bënë ministra – 15 janë nga VV, 3 nga pakicat - Gazeta Express
string(106) "18-deputetet1-e-rinj-te-kuvendit-qe-do-ti-zevendesojne-ata-qe-u-bene-ministra-15-jane-nga-vv-3-nga-pakicat"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:56

18 deputetët e rinj të Kuvendit që do t’i zëvendësojnë ata që u bënë ministra – 15 janë nga VV, 3 nga pakicat

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë rekomandimin e 18 kandidatëve të radhës për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Të njëjtit, do të zëvendësojnë deputetët që janë zgjedhur ministra në kabinetin e ri qeveritar të qeverisë Kurti 3.

Në njoftimin e KQZ’së bëhet e ditur se 15 deputetë të rinj do të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa tre do të jenë nga pakicat.

‘’Bazuar në kërkesën e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 12 shkurt 2026, për të rekomanduar kandidatët e ligjshëm të radhës, për arsye se kanë dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112, paragrafin 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, rekomandon 18 kandidatët e radhës, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025, sipas tabelës vijuese:’’, ka njoftuar KQZ’ja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement