Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër nëntë personave të dyshuar për “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Manipulim me prova”.
Më 1 shtator të vitit 2024 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë një person mbeti i vdekur dhe pesë të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë mes grupeve të njohura si Sekiraqa dhe Capat.
Në njoftim thuhet se “sipas hetimeve, motivi i këtij sulmi lidhet me një konflikt të mëhershëm të datës 04.03.2024, të ndodhur ndërmjet SH.S. (djalit të të pandehurit S.S) dhe P.G. (vëllait të tani të ndjerit P.G.), konflikt i cili ka përshkallëzuar armiqësinë ndërmjet dy grupeve”.