Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet duke bërë pompa së bashku me trupa amerikane në Gjenevë.
Në përshkrimin e videos, ai ka shkruar “I gatshëm për detyrë”.
Ndryshe, ai deklaroi se SHBA do të vazhdojë të ushtrojnë presion mbi Kombet e Bashkuara për reforma.
Waltz përsëriti gjithashtu se një pagesë paraprake nga Uashingtoni për organizatën globale do të vinte brenda disa javësh.
U.S. Mission Geneva – Marine Security Detachment – fit for duty! Semper Fi 🇺🇸 pic.twitter.com/QLIMUiOB60
— Ambassador Mike Waltz (@michaelgwaltz) February 11, 2026
Bëhet e ditur se SHBA është kontribuesi më i madh në buxhetin e OKB-së, por nën administratën e presidentit Donald Trump, ato kanë refuzuar të bëjnë pagesa të detyrueshme në buxhetet e rregullta dhe paqeruajtëse të OKB-së, dhe kanë shkurtuar fondet vullnetare për agjencitë.
Waltz, duke folur në Gjenevë, nuk dha detaje se sa do të marrë OKB-ja, por tha se SHBA do të paguajë detyrimet e tyre, ndërsa do të bëjnë presion mbi organizatën për reforma.
Ndryshe, Waltz është në një vizitë dy-ditore në Gjenevë për t’u takuar me zyrtarë nga një numër agjencish të OKB-së, përfshirë agjencinë e refugjatëve, UNHCR, e cila përballet me shkurtimet më të rënda buxhetore në historinë e saj. /Telegrafi