Policia shpall në kërkim një 39-vjeçar, konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë - Gazeta Express
string(109) "policia-shpall-ne-kerkim-nje-39-vjecar-konsiderohet-person-i-rrezikshem-dhe-dyshohet-se-mund-te-posedoje-arme"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:06

Policia shpall në kërkim një 39-vjeçar, konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:06

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Liridon Hajdar Podrimjën nga Gjakova.

Sipas Policisë, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë.

Ai kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike [email protected], aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në kërkesë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement