Një përleshje me grushte shpërtheu në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë ceremonisë së betimit të ministrave të rinj të Drejtësisë dhe të Brendshëm.
Tensionet nisën kur deputetët e CHP-së pushtuan foltoren për të penguar betimin e Akın Gürlek, i emëruar Ministër i Drejtësisë.
Deputetët e AKP-së iu afruan podiumit, duke çuar situatën në përplasje fizike mes palëve.
Nënkryetari i Kuvendit, Bekir Bozdağ, u detyrua të pezullojë seancën për shkak të kaosit, shkruajnë mediat e huaja
Gjatë incidentit, deputeti i CHP-së Mahmut Tanal u lëndua në hundë dhe u dërgua në Spitalin e Parlamentit.
CHP kundërshtoi emërimin e Gürlek, duke ngritur dyshime mbi procedurën dhe statusin e tij si ish-kryeprokuror.
Megjithatë, pas ndërprerjes së seancës, Gürlek arriti të bëjë betimin e tij, ndërsa debati politik mes opozitës dhe qeverisë u thellua edhe më tej.
Sipas raportimeve, Akın Gürlek, ministri i ri i Drejtësisë në qeverinë e AKP-së, është i njohur për menaxhimin e proceseve gjyqësore kundër partisë kryesore të opozitës, CHP; për shembull, kryetari i Bashkisë Metropolitane të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, thuhet se u arrestua si rezultat i hetimeve të kryera nga Gürlek. /Telegrafi