Koci ngre dyshime për keqtrajtim të Lozhanit në Serbi, thotë se edhe vetë ndihet i rrezikuar - Gazeta Express
string(91) "koci-ngre-dyshime-per-keqtrajtim-te-lozhanit-ne-serbi-thote-se-edhe-vete-ndihet-i-rrezikuar"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 6:52

Koci ngre dyshime për keqtrajtim të Lozhanit në Serbi, thotë se edhe vetë ndihet i rrezikuar

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 6:52

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ndodhet në Beograd, në cilësinë e mbrojtësit ligjor të Mit’hat Lozhanit, i cili është arrestuar nga policia serbe nën pretendimet për krime lufte dhe se po ndihet edhe vetë i rrezikuar. 

“Jam në Beograd, për lirimin e Mit’hat Llozhanit. Kam informata që jam edhe unë i rrezikuar”, ka shkruar Koci në Facebook.

Ai ka thënë se ka informata që Lozhani nuk është mirë.

Koci edhe më herët gjatë ditës së mërkurë ka thënë se ka marrë informacione për trajtim fizik të papërshtatshëm, marrje në pyetje të vazhdueshme dhe ushtrim presioni ndaj Lozhanit brenda qendrës së paraburgimit. 

Ai ka theksuar se këto pretendime duhet të verifikohen urgjentisht përmes një ekzaminimi mjekësor të pavarur dhe dokumentimit zyrtar të çdo lëndimi të mundshëm.

Po ashtu, Koci ka kërkuar sqarime lidhur me mënyrën dhe kushtet e marrjes në pyetje, si dhe masa konkrete për garantimin e sigurisë fizike dhe psikologjike të të arrestuarit, përfshirë edhe veçimin e tij nga të burgosurit e tjerë nëse ekziston rrezik për sigurinë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement