Nol Nushi nga PSD-ja duke komentuar kabinetin qeveritar Kurti 3, tha se “Diamal Basha dhe Fitore Pacolli janë ata që i kanë bo betejat kryesore të VV-së për kauzat e rrejshme, shpalljen e linçimin e kundershtarëve , të dy ministra”.
Ai komentoi edhe Mimoza Kusari-Lilën, për të cilën tha; “milionere nga privatizimi i KEDS-it sot na rishfaqet prap në krye të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë”.
Sipas tij, ajo është “person i dëgjueshëm dhe i kollajshëm e me i ndërru qëndrimet”, tha Nushi në Pressing.