I ngarkuari me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kuvend, ia percjell Kurtit urimet e Ambasadorit - Gazeta Express
string(83) "pasi-u-rizgjodhkryeministerkurtit-i-vjen-urimi-nga-ambasada-e-gjermanise-ne-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 23:07

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Gjermanisë në Kuvend, ia percjell Kurtit urimet e Ambasadorit

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 23:07

I ngarkuari i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane, Christian Böttcher, ka uruar rizgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër.

Në njoftim thuhet se “duke u bazuar në marrëdhënien e ngushtë dhe unike midis Kosovës dhe Gjermanisë, ne mezi presim të vazhdojmë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh”.

Tutje thuhet se “mezi presim të punojmë së bashku në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës”.

Komunikata e plotë e Ambasadës Gjermane në Kosovë:

Urime për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër, i dashur Albin Kurti.

Menjëherë pas përfundimit të seancës parlamentare, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane, Christian Böttcher, përcolli urimet e Ambasadorit për konstituimin me sukses të Parlamentit dhe formimin e qeverisë së re.

Duke u bazuar në marrëdhënien e ngushtë dhe unike midis Kosovës dhe Gjermanisë, ne mezi presim të vazhdojmë dhe të thellojmë më tej bashkëpunimin tonë dypalësh — në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm në Gjermani.

Ne mezi presim të punojmë së bashku në mbështetje të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Urimet më të mira për sukses në mandatin e ri, i dashur Kryeministër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement