Portieri legjendar anglez e krition Donnaruman: I feston disa pritje më tepër seç duhet - Gazeta Express
string(87) "portieri-legjendar-9anglez-e-krition-donnaruman-i-feston-disa-pritje-me-teper-sec-duhet"

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 22:27

Portieri legjendar anglez e krition Donnaruman: I feston disa pritje më tepër seç duhet

Futboll

Gazeta Express

11/02/2026 22:27

Legjenda e Anglisë dhe Arsenalit, David Seaman, ka kritikuar festimet moderne të portierëve, duke veçuar Gianluigi Donnarumman për reagime që ai i konsideron të ekzagjeruara pas pritjeve rutinë.

Duke folur në podcastin “Beast Mode On” me Adebayo Akinfenwa, përmes “Goal”, ish-portieri i Arsenalit tha se nuk është fans i portierëve që festojnë çdo ndalesë, edhe kur goditja nuk e meriton një reagim të tillë.

“Portierët që festojnë çdo pritje… Donnarumma, që është një nga të preferuarit e mi aktualisht, po bënte festime të mëdha pas disa pritjeve gjysmë të mira,” tha Seaman.

“Kur e bëjnë këtë, mendoj: ‘Hajde, je më i mirë se kaq.’”

Donnarumma iu bashkua Manchester Cityt gjatë verës pasi u la jashtë planeve të PSG, që firmosi Lucas Chevalier si zëvendësues.

“Kur shoh portierë që sapo kanë firmosur për një klub dhe reagojnë në atë mënyrë pas një pritjeje që nuk është as shumë e mirë, mendoj: ‘Çfarë po bën? Festoni kur ka vërtet rëndësi.’ Kjo më bezdis shumë,” shtoi ai.

Seaman foli edhe për evoluimin e rolit të portierit dhe dha mendimin e tij për David Raya, i cili po luan rol kyç te Arsenali në garën për sukses në Premierligë.

Ish-numri 1 i Anglisë theksoi se, edhe pse portierët modernë janë më të përfshirë me topin në këmbë, bazat e rolit – pozicionimi, vendimmarrja dhe qetësia – mbeten po aq të rëndësishme sa gjithmonë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement