Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën - Gazeta Express
string(82) "personi-qe-u-plagos-ne-mitrovice-eshte-25-vjecar-ndodhet-jashte-rrezikut-per-jeten"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:37

Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:37

Sonte rreth orës 19:26 është plagosur një person në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.

“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit.

Lidhur me rastin, Fazliu tha: “Në ora 19.48, në Shërbimin Emergjent të Spitalit  të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur një rast, 25 vjeçar me lëndime në këmbë. Aktualisht, po merr trajtim dhe terapi jashtë rrezikut për jetë”, tha Fazliu për Gazetën Express.

Advertisement
Advertisement
Advertisement