Agim Bahtiri "pro" për Slavko Simicin, në tetor thoshte "e pres dorën e nuk votoj për Listën Serbe" - Gazeta Express
string(94) "agim-bahtiri-pro-per-slavko-simicin-ne-tetor-thoshte-e-pres-doren-e-nuk-votoj-per-listen-serbe"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:34

Agim Bahtiri “pro” për Slavko Simicin, në tetor thoshte “e pres dorën e nuk votoj për Listën Serbe”

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 20:34

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, në tetorin e vitit të kaluar kishte thënë se e pret dorën më përpara sesa që e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar.

Në hyrje të objektit të Kuvendit, Bahtiri insistonte që Rashiq është i preferuari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sigurisht që Rashiqi do të zgjidhet. E kam deklaruar edhe më herët, e pres dorën dhe nuk e votojë Listën Serbe. Kështu e kanë mendimin edhe kolegët e mi të LVV-së. Kjo është e bazuar në problemet që i kanë bërë në veri. Nuk I votoj njerëzit që kokën e kanë në Beograd e trupin në Prishtinë”, kishte thënë Bahtiri.

Megjithatë pesë muaj pas, Agim Bahtiri, bashkë me kolegët e tij në Lëvizjen Vetëvendosje të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë votuar edhe për zgjedhjen e Slavko Simicit për nënkryetar, në pako bashkë me katër nënkryetarët e tjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement