Krasniqi uron deputetët për legjislaturën e dhjetë: Kërkohet qasje e unifikuar në fazën finale të procesit në Hagë - Gazeta Express
string(114) "krasniqi1-uron-deputetet-per-legjislaturen-e-dhjete-kerkohet-qasje-e-unifikuar-ne-fazen-finale-te-procesit-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 18:44

Krasniqi uron deputetët për legjislaturën e dhjetë: Kërkohet qasje e unifikuar në fazën finale të procesit në Hagë

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 18:44

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shkruar pas konstituimit të Kuvendit.

Ai ka uruar gjithë deputetët, e në veçanti ata të PDK-së.

Krasniqi ka thënë se “në këtë kohë sfidash, përfshirë fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë, është detyrë institucionale dhe kombëtare e të gjithëve që të sigurojmë mbrojtje dinjitoze dhe qasje të unifikuar në përkrahje të çlirimtarëve tanë”.

Postimi i Krasniqit:

Sot, u konstituua legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Të gjithë deputetëve të zgjedhur ju uroj punë të mbarë dhe kurajo për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Në veçanti, deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ju uroj që ta përfaqësojnë me dinjitet besimin e qytetarëve, të jenë zë i fuqishëm i interesit shtetëror dhe gardianë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

Në këtë kohë sfidash, përfshirë fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë, është detyrë institucionale dhe kombëtare e të gjithëve që të sigurojmë mbrojtje dinjitoze dhe qasje të unifikuar në përkrahje të çlirimtarëve tanë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë.

Kosova është më e fortë kur institucionet e saj veprojnë me maturi, unitet dhe përgjegjësi. Suksese në këtë mandat të ri, për Kosovën, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë euroatlantike

Advertisement
Advertisement
Advertisement