Haxhiu premton "paanshmëri" pasi u bë kryeparlamentare: Dallimet t'i mbajmë me respekt, s'është e domosdoshme të mendojmë njësoj - Gazeta Express
string(122) "haxhiu-premton-paanshmeri-pasi-u-be-kryeparlamentare-dallimet-ti-mbajme-me-respekt-seshte-e-domosdoshme-te-mendojme-njesoj"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 18:25

Haxhiu premton “paanshmëri” pasi u bë kryeparlamentare: Dallimet t’i mbajmë me respekt, s’është e domosdoshme të mendojmë njësoj

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 18:25

Kryeparlamentarja e zgjedhur sot, Albulena Haxhiu, u zotua se detyrën e re do ta ushtrojë me “paanshmëri, integritet dhe përkushtim të plotë institucional”.

Haxhiu foli për “dallime reale”, ndërmjet subjekteve politike, por kërkoi debate me respekt dhe punë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.

“Ju ftoj që debatet t’i zhvillojmë me argumente, kritikat t’i shoqërojmë me përgjegjësi, dhe dallimet t’i mbajmë brenda respektit të ndërsjellë. Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj, por është domosdoshmëri të punojmë në të njëjtin drejtim: në shërbim të Republikës së Kosovës dhe në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ajo.

“Dera ime do të jetë e hapur për çdo deputet”, tha Haxhiu ndër tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement