Deputetët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, u çuan në këmbë kur kryesuesi i seancës konstituive, Astrit Dehari e kërkoi këtë, për ta lexuar betimin e deputetëve.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve te saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, citoi Dehari tekstin e betimit.