Gjatë kohës kur komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve po merrej me punën e parë sipas rendit të ditës në seancën konstituive të Kuvendit, dy deputetë të zgjedhur minoritarë u afruan te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke u përshëndetur dhe shkëmbyer disa fjalë me të.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Erxhan Galushiu u ndal fillimisht te Kurti.
Më pas aty shkoi edhe deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili tha më herët se beson se do të jetë pjesë e qeverisë së re.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tha para duke hyrë në Kuvend para seancës konstituive se synojnë të jenë të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit dhe më pas edhe në zgjedhjen e qeverisë së re.

