Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur në sallën e Kuvendit ku pritet që pas pak të fillojë seanca konstituive.
Të pranishëm janë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, e deputetët, Besnik Tahiri, Bekë Berisha e Time Kadrijaj.
Ndryshe, sonte pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit. Porse, siç është paralajmëruar edhe nga deputetja nga radhët e VV’së, Mimoza Kusari Lila, mund të ketë edhe seancë tjetër për votimin e qeverisë.