Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare - Gazeta Express
string(81) "zviceranet-blejne-gjithnje-e-me-shume-jashte-vendit-pavaresisht-masave-qeveritare"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 15:30

Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 15:30

Blerjet ndërkufitare të konsumatorëve zviceranë vazhdojnë të rriten, edhe pse qeveria ka ndërmarrë masa për të frenuar këtë fenomen duke ulur kufirin e përjashtimit nga taksat nga 300 në 150 franga, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të publikuara nga Federata Zvicerane e Tregtisë me Pakicë dhe Instituti Ekonomik BAK, gjatë vitit 2025, zviceranët shpenzuan 2.8 për qind më shumë në vendet fqinje krahasuar me vitin paraprak.

Ekspertët theksojnë se çmimet më të ulëta në tregjet fqinje, të kombinuara me forcimin e vazhdueshëm të frangut zviceran ndaj euros, e bëjnë gjithnjë e më tërheqëse blerjen jashtë kufijve të vendit./Albinfo.ch

Advertisement
Advertisement
Advertisement