Jeffrey Epstein ndërmjetësoi për një marrëdhënie intime midis një gruaje në rrjetin e tij dhe Kimbal Musk, i cili është vëllai i Elon Musk dhe pjesë e bordit të drejtorëve në Tesla, sipas emaileve nga publikimi i fundit i dokumenteve të dosjes Epstein.
Musk dhe gruaja ishin të përfshirë për rreth gjashtë muaj midis viteve 2012 dhe 2013, ku Kimbal Musk që i përshkroi ata si “në takim”, raporton The Guardian.
Në prag të takimit të parë të Musk dhe gruas, Epstein dhe bashkëpunëtori i tij i hershëm Boris Nikoliq, dizajner serb, u përpoqën t’i organizonin dhe ta çonin atë në një festë ditëlindjeje që Musk po organizonte. Nikoliq që i tha Epstein: “ju lutem përgatiteni [gruan])”
“Jeffrey dhe Boris, shumë faleminderit që më lidhët me [gruan]”, Musk u dërgoi më vonë email Epstein dhe Nikoliq në tetor të 2012-ës pas një dreke në apartamentin e Epstein në Manhattan. “Unë besoj se të dy luajtët rol. :)”.
Gjatë gjithë kohës që Musk dhe gruaja kaluan së bashku, ajo i përcolli Epstein disa nga mesazhet personale që Musk i dërgoi asaj dhe i kërkoi Epstein udhëzime mbi marrëdhënien.
Nëpërmjet avokatit të saj, gruaja ka thënë vitet e fundit se është bllokuar, detyruar dhe abuzuar nga Epstein teksa ishte në rrethin e tij. Gruaja nuk e ka treguar publikisht historinë e saj dhe as nuk ka folur për marrëdhënien e saj me Musk, Emri i saj i plotë shfaqet në dokumente për shkak të një redaktimi të gabuar, ndërsa përmendjet e tjera në email përputhen me emrin e saj të parë dhe një itinerar të udhëtimeve të saj me Musk që Epstein e ruajti.
Guardian provoi ta kontaktonte gruan në fjalë dhe dizajnerin Nikoliq, por të njëjtit s’dhanë përgjigje.
Rreth një orë pasi Guardian i dërgoi Kimbal Musk një kërkesë për koment të hënën për këtë artikull, ai postoi një deklaratë në X në lidhje me marrëdhënien e tij me Epstein dhe gruan. Një zëdhënës nga zyra e tij e drejtoi Guardian në postimin e tij, por Musk nuk iu përgjigj një sërë pyetjesh të hollësishme mbi lidhjet e tij me Epstein. Musk nuk është akuzuar për ndonjë shkelje në lidhje me Epstein.
““Ky postim lidhet me Dosjet Epstein dhe pse emri im është në to. Në vitin 2012 fillova të dilja me një grua që ishte 30 vjeç. E takova përmes një miku. Epstein nuk na prezantoi. Takimi im i vetëm me atë demon ishte në zyrën e tij në Nju Jork gjatë ditës. Nuk u takova më kurrë me të dhe nuk shkova kurrë në ishullin e tij”, shkroi Musk.
“Ky postim lidhet me Dosjet Epstein dhe pse emri im është në to. Në vitin 2012 fillova të dilja me një grua që ishte 30 vjeç. E takova përmes një miku. Epstein nuk na prezantoi. Takimi im i vetëm me atë demon ishte në zyrën e tij në Nju Jork gjatë ditës. Nuk u takova më kurrë me të dhe nuk shkova kurrë në ishullin e tij”, shkroi Musk.
“Arsyeja pse ai merr kaq shumë email-e nga unë është sepse ai ishte i abonuar në një buletin që unë u dërgoja mijëra njerëzve çdo disa javë. Zemra ime është me viktimat e shumta të Jeffrey Epstein, ashtu siç është me të gjithë ata që kanë vuajtur nga çdo lloj abuzimi seksual ose ngacmimi”, shkroi më tej ai.