VMRO-DPMNE propozon pesë vjet shtesë për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje - Gazeta Express
string(86) "vmro-dpmne-propozon-pese-vjet-shtese-per-legalizimin-e-ndertesave-te-ndertuara-pa-leje"

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 14:10

VMRO-DPMNE propozon pesë vjet shtesë për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara pa leje

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 14:10

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni paraqitën një propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, përmes një procedure të shkurtuar, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten me statuse të pazgjidhura për shtëpitë e tyre për shkak të pengesave administrative ose procedurave të ngadalta.

 “Shumë nga bashkëqytetarët tanë kanë qenë të bllokuar në labirintet e kontesteve gjyqësore për marrëdhënie pronësore-juridike, procedura të ndryshme ose çështje të mëparshme për vite me radhë, të cilat nuk ishin për fajin e tyre. Ligji aktual parashikonte një periudhë vlefshmërie deri më 3 mars të vitit 2026, që do të thoshte se mijëra lëndë, të cilat janë në procedurë, do të ndërpriteshin sipas fuqisë së ligjit në fazën në të cilën janë gjetur”,  deklaroi sot në një konferencë për shtyp deputeti Bojan Stojanovski.

 Ky propozim, siç theksoi ai, vazhdohet afati për pesë vjet shtesë, përkatësisht në vend të 15, ligji do të jetë i vlefshëm gjithsej 20 vjet – deri më 3 mars të vitit 2031. Mundësohet siguri juridike për komunat si organe kompetente që të jenë në gjendje të përfundojnë ligjërisht të gjitha procedurat e filluara tashmë”  tha Stojanovski.

 Ky ndryshim, shpjegoi ai, nuk parashikon kërkesa të reja, por është ekskluzivisht në shërbim të atyre qytetarëve që tashmë kanë paraqitur dokumentacion dhe kanë pritur me vite listën e tyre të pronës.

 “Dua të theksoj se kjo iniciativë vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës së Këshillit Drejtues të BNJVL-së dhe komunave  që çdo ditëp përballen me probleme reale në terren. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se kjo zgjidhje ligjore nuk shkakton asnjë implikim shtesë financiar në buxhetin e shtetit dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” në mënyrë që të mos ketë vakum ligjor “, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement