Mucunski nga Parisi: Mbështetje aktive për eksportin e verës në tregjet evropiane dhe botërore - Gazeta Express
string(93) "mucunski-nga-parisi-mbeshtetje-aktive-per-eksportin-e-veres-ne-tregjet-evropiane-dhe-boterore"

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 14:08

Mucunski nga Parisi: Mbështetje aktive për eksportin e verës në tregjet evropiane dhe botërore

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 14:08

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me ministrin e Kulturës, Zoran Lutkov dhe kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, ndërsa në prani të ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Francë, Igor Nikollovski dhe përfaqësuesve të bodrumeve të verës, dje në Paris mbajti fjalim në një ngjarje kushtuar promovimit të verës së Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare.

Siç njoftoi MPJdheTJ, ngjarja u organizua në kuadër të vizitës së punës në Paris, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, si pjesë e aktiviteteve për avancimin e diplomacisë ekonomike dhe rritjen e mundësive eksportuese të shtetit.

“Para një numri të madh të ftuarish nga trupi diplomatik, jeta kulturore dhe publike, politika dhe industria franceze e verës, u theksua cilësia, tradita dhe konkurrueshmëria e verërave të Maqedonisë në tregjet evropiane dhe botërore”, thuhet në njoftim.

Ministri Mucunski theksoi se vera e Maqedonisë përfaqëson një nga produktet eksportuese më të njohura të shtetit dhe një segment të rëndësishëm të bashkëpunimit ekonomik, duke theksuar se Ministria do të vazhdojë me mbështetje aktive dhe strategjike për prodhuesit vendas, me qëllim forcimin e mëtejshëm të pozitës së tyre ndërkombëtare dhe hapjen e mundësive të reja tregtare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement