Përdoruesit e Facebook nga e gjithë bota kanë hasur kohët e fundit në një mesazh të papritur gjatë përdorimit të rrjetit social.
“Ndodhi një gabim. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një problemi teknik për të cilin po punojmë. Provo ta ringarkosh këtë faqe”, shkruan në njoftimin e rrjetit social.
Ky problem duket se ndikon kryesisht në rifreskimin e faqeve dhe ngarkimin e postimeve të reja, duke penguar përkohësisht përdoruesit të shikojnë përmbajtjen e tyre ose të postojnë.

Disa përdorues raportojnë se mesazhi shfaqet në mënyrë të përsëritur, ndërsa të tjerë mund të rifreskojnë faqen pa probleme.
Pas problemeve teknike që iu shfaqen miliarda shfrytëzuesve anembanë globit Facebook është rikthyer.
Përdoruesit më nuk raportojnë probleme dhe aktiviteti rifillon normalisht.