SHKUP: AKSIDENT I TMERRSHËM – TËRËSISHT DIGJEN DY AUTOMJETE!/ MPB me detaje për aksidentin e rëndë në Shkup - Gazeta Express
string(102) "shkup-aksident-i-tmerrshem-teresisht-digjen-dy-automjete-mpb-me-detaje-per-aksidentin-e-rende-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 12:34

SHKUP: AKSIDENT I TMERRSHËM – TËRËSISHT DIGJEN DY AUTOMJETE!/ MPB me detaje për aksidentin e rëndë në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

11/02/2026 12:34

Një 25-vjeçar ka marrë lëndime të rënda, kurse dy automjete u dogjën tërësisht në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë vonë në hyrje të Shkupit, në lagjen Hipodrom, për cka trafiku në autostradën Shkup – Kumanovë ishte ndërprerë disa orë – njoftoi MPB-ja.

Aksidenti ndodhi kur automjeti BMV me targa të Shkupit që drejtohej nga 25 vjecari nga f.Bujkovcë të Shkupit, direkt ka goditur kamionin “Mercedes” me targa të Negotinës që drejtohej nga një 56-vjecar nga rajoni I Shtipit.

Pas aksidentit dy automjetet ishin djegur tërësisht kurse vozitësi I BMV-së, me lëndime të rënda ishte dërguar në Klinikat e Shkupit.

Dëshmitarë okularë dëshmojnë për skena dramatike në vendngjarje, kurse në terren, krahas policisë, dolën edhe ekipe të zjarrfikësve dhe të urgjencës.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dhënë detaje për një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë vonë, kur u përplasën një veturë dhe një kamion. Aksidenti ndodhi në hyrje të Shkupit, në zonën pranë Hipodromit.

“Më 10.02.2026 në ora 23:00 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Shkup–Kumanovë, para nyjes për unazën e Qytetit të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.V. (25) nga fshati Bujkovcë, Shkup, dhe një automjeti transportues “Mercedes” me gjysmërimorkio me targa të Negotinës, i drejtuar nga Lj.D. (56) nga fshati Brest, rajoni i Shtipit, ku të dy automjetet janë përfshirë nga zjarri dhe janë djegur plotësisht. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit “BMW”, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”, njoftuan nga MPB.

Është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement