Drejtori i doganës së Kosovës takon atë të Shqipërisë – Synohet forcimi i partneritetit për lehtësimin e tregtisë - Gazeta Express
string(111) "drejtori-i-doganes-se-kosoves-takon-ate-te-shqiperise-synohet-forcimi-i-partneritetit-per-lehtesimin-e-tregtise"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 11:10

Drejtori i doganës së Kosovës takon atë të Shqipërisë – Synohet forcimi i partneritetit për lehtësimin e tregtisë

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 11:10

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Shqiptare, Besmir Beja. Në njoftim bëhet e ditur se takimi ka pasur synim thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës së përbashkët në fushën doganore.

Tutje, shtohet edhe se, gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur ndër vite dhe niveli i lartë i koordinimit institucional, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procedurave, rritjen e efikasitetit operacional dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Postimi:

Kosovë-Shqipëri, forcim i partneritetit doganor për lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, realizoi një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganës Shqiptare, z. Besmir Beja, me synim thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e agjendës së përbashkët në fushën doganore.

Gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur ndër vite dhe niveli i lartë i koordinimit institucional, i cili ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e procedurave, rritjen e efikasitetit operacional dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Zyrës Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit, si dhe zbatimit të sistemit One Stop Shop në pikën kufitare Morinë. Këto mekanizma u vlerësuan si modele të suksesshme bashkëpunimi që kanë reduktuar kohën e pritjes, kanë ulur kostot për bizneset dhe kanë lehtësuar qarkullimin e mallrave dhe pasagjerëve.

Drejtori Llugaliu theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, duke e cilësuar atë si një instrument kyç për fuqizimin e pozitës konkurruese të operatorëve ekonomikë të Kosovës dhe për rritjen e qasjes në tregjet rajonale dhe më gjerë.

Në kuadër të diskutimeve u trajtuan edhe prioritetet e përbashkëta për thellimin e digjitalizimit, avancimin e shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe forcimin e bashkëpunimit në hetime të përbashkëta, me qëllim rritjen e transparencës, sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Në përmbyllje, palët theksuan vullnetin për konsolidimin e mëtejshëm të partneritetit institucional dhe për ndërmarrjen e hapave të rinj që mbështesin lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement