“Film i shkruar nga dikush që s’e ka parë filmin”, Mishetiq kritika Prokurorisë - Gazeta Express
string(75) "film-i-shkruar-nga-dikush-qe-se-ka-pare-filmin-mishetiq-kritika-prokurorise"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:28

“Film i shkruar nga dikush që s’e ka parë filmin”, Mishetiq kritika Prokurorisë

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 10:28

Avokati Lluka Mishetiq, i cili po përfaqëson ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, në ditën e tretë të deklaratave përmbyllëse ka hedhur kritika për Prokurorinë.  

Avokati i Thaçit u ka thënë gjykatësve se e sheh problematik faktin që në gjithë dosjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) janë shpërfillur të gjitha provat të cilat diskreditojnë provat dhe pretendimet e saj.

“Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së është sikur të lexohet një kronikë apo analizë e një filmi të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”.

Avokati e nisi fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Thaçi është i pafajshëm dhe që kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.

“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u ka thënë Mishetiq gjyqtarëve./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement