Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nisi deklaratën përmbyllëse në gjykimin në Gjykatën Speciale në Hagë.
I pari për deklaratën u ngrit Luka Misetic, avokati i Hashim Thaçit.
Fillimisht, ai tha se “Hashim Thaçi është i pafajshëm”.
Në dy ditët paraprake, prokurorë të Prokurorisë së Specializuar thanë deklaratën përmbyllëse të organit të akuzës.
Deklaratën përmbyllëse e dha dje edhe Mbrojtësi i Viktimave.
Nga sot, avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do t’i japin deklaratat e tyre përmbyllëse.
Prokuroria e Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së.
Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të kryhen deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...