Profesori maqedonas e shpjegon shkencërisht tërmetin e mbrëmshëm: Lëkundje të Malit të Sharrit, s’ka vend për panik - Gazeta Express
string(112) "profesori-maqedonas-e-shpjegon-shkencerisht-termetin-e-mbremshem-lekundje-te-malit-te-sharrit-ska-vend-per-panik"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 9:17

Profesori maqedonas e shpjegon shkencërisht tërmetin e mbrëmshëm: Lëkundje të Malit të Sharrit, s’ka vend për panik

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 9:17

Pas tërmetit të fortë prej 4.3 ballëve që mbrëmë i shqetësoi qytetarër në Mqedoninë e Veriut, por edhe në Kosovë, profesori Ivica Milevski nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore doli me një mesazh qetësues dhe një shpjegim shkencor për lëkundjen.

Ai thekson se nuk ka vend për panik, dhe pasi bëhet fjalë për një proces natyror gjeologjik të Malit Sharr.

“Nuk ka asgjë të frikshme, Mali Sharr jo i qetë vazhdon të ngrihet, ndoshta vetëm për rreth dhjetë milimetra (papritur, që nuk është edhe pak :). Le të vazhdojë siç ka vazhduar për miliona vjet, pak nga pak, ndërsa ne mund të pushojmë”, shkruan Milevski në një postim në Facebook.

Në një koment që tha se tërmeti ishte shqetësues, profesori replikoi:

“Sharri nuk bën gjëra të tilla të këqija, di të jetë pak më i fuqishëm në anën e Kosovës (herë pas here), por aspak aq e fuqishme sa mund të shkaktojë lëkundje si ato në zonën e Dibrës apo të Shkupit, për shembull”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement