Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë - Gazeta Express
string(59) "pese-raste-te-dhunes-ne-familje-brenda-24-oreve-ne-kosove-2"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 9:05

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 9:05

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

DHUNË NË FAMILJE

Podujevë / 10.02.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas disa mosmarrëveshjeve ka kanosur viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Shtime / 04.02.2026 – 01:00. Me 10.02.2026 është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima femër kosovare është kanosur nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë / 10.02.2026 – 01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Klinë / 10.02.2026 – 2:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët janë shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Malishevë/ 05.02.2026 – 16:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari ndodhet në kërkim policor, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement