Deputetët e pakicave jo-serbe konfirmojnë votën për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë - Gazeta Express
string(82) "deputetet-e-pakicave-jo-serbe-konfirmojne-voten-per-kryeparlamentarin-dhe-qeverine"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:46

Deputetët e pakicave jo-serbe konfirmojnë votën për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:46

Sot pritet të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë Kurti 3, një hap ky i rëndësishëm në procesin politik pas zgjedhjeve të fundit.

Deputetët e komuniteteve jo-serbe kanë bërë të ditur që do të mbështesin Kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se kanë votën për formimin e Qeverisë.

Ata theksuan se qëndrimi i tyre është i qartë dhe i bazuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke nënvizuar rëndësinë e funksionimit të rregullt të institucioneve parlamentare.

Përveç mbështetjes për Kryeparlamentarin dhe Qeverinë, deputetët e minoriteteve jo-serbe kanë theksuar se vendimet e tyre do të marrin parasysh konsultimet brenda grupeve parlamentare dhe do të sigurojnë stabilitetin institucional, duke shmangur çdo bllokadë politike gjatë konstituimit të Kuvendit.

Kjo seancë konsiderohet vendimtare për nisjen e punës së institucioneve të reja dhe për të siguruar funksionimin normal të parlamentit dhe qeverisë së re.

Deputetja Emilja Rexhepi ka deklaruar se do të mbështesë formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë si parlamentin ashtu edhe Qeverinë Kurti 3.

Ajo theksoi se është dakord me kandidatin për Kryeparlamentar të propozuar nga LVV dhe se vota e saj do të jetë në favor të këtij procesi.

“Po. Jemi dakord për formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, si për Parlamentin, ashtu edhe për Qeverinë Kurti 3”, ka thënë ajo.

Deputeti Artan Asallani  e ka bërë të qartë qëndrimin e tij lidhur me votën për kryeparlamentarin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai nënvizoi se do ta mbështesë plotësisht këtë proces në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Por qëndrimi ynë është i qartë: do ta votojmë Kryeparlamentarin, ashtu si edhe të gjitha proceset e tjera të konstituimit të Kuvendit, në përputhje me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Asllani.

Deputeti Erxhan Galushi ka deklaruar se është i përgatitur të mbështesë formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se vota e tij për këtë çështje do të jetë pro.

“Besojmë se do të formohet edhe Kuvendi edhe Qeveria. Unë si deputet e kam votën pro formimit të institucioneve. Sipas konsultimeve edhe brenda grupit dhe sipas deklaratës Konjufca, ne do e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe nesër do të marrim vendim”, ka thënë ai./Front Online

Advertisement
Advertisement
Advertisement