Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu: Ja çfarë do t’i paraqes presidentit amerikan - Gazeta Express
string(124) "donald-trump-pret-ne-shtepine-e-bardhe-kryeministrin-izraelit-benjamin-netanyahu-ja-cfare-do-ti-paraqes-presidentit-amerikan"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:29

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu: Ja çfarë do t’i paraqes presidentit amerikan

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:29

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të rriten dhe negociatat për frenimin e programit bërthamor të Iranit janë intensifikuar, raporton BBC. 

Netanyahu pritet t’i kërkojë Donald Trump që të ndjekë një marrëveshje që do të ndalte pasurimin e uraniumit nga ana e Iranit, si dhe të kufizonte mbështetjen e Teheranit për grupet aleate në rajon, si Hamasi dhe Hezbollahu.

“Do t’i paraqes presidentit qëndrimin tonë lidhur me parimet e këtyre negociatave”, u shpreh Netanyahu para gazetarëve, përpara nisjes drejt Shteteve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se nuk do të kufizojë pasurimin e uraniumit nëse vendet perëndimore nuk lehtësojnë sanksionet, të cilat kanë rënduar ndjeshëm ekonominë e vendit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement