“Helikopteri ku po udhëtoja me vajzat e mia ishte shënjestra” - Presidenti kolumbian: I shpëtova një atentati - Gazeta Express
string(104) "helikopteri-ku-po-udhetoja-me-vajzat-e-mia-ishte-shenjestra-presidenti-kolumbian-i-shpetova-nje-atentati"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:27

“Helikopteri ku po udhëtoja me vajzat e mia ishte shënjestra” – Presidenti kolumbian: I shpëtova një atentati

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:27

Presidenti kolumbian Gustavo Petro ka njoftuar se i ka shpëtuar një atentati.

Vetë kreu i shtetit e bëri njoftimin, duke shpjeguar se mbrëmë helikopteri presidencial nuk mundi të ulej në një vend në bregdetin e Karaibeve për shkak të frikës së bazuar për një sulm të armatosur.

“Nuk mundëm të uleshim sepse më informuan se helikopteri me të cilin po udhëtoja me vajzat e mia do të goditej”,tha ai.

Lajmi u konfirmua dhe nga gazetari dhe politikani i njohur kolumbian Hollman Morris, i cili pretendoi se presidenti kishte zbuluar gjithashtu një komplot të dyshuar për të mbjellë substanca halucinogjene brenda një automjeti. Sipas Morris, planet për të vrarë Petron përfshinin edhe një sulm kundër familjes presidenciale.

Qeveria nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi autorët e komplotit të dyshuar, ndërsa masat e sigurisë rreth presidentit janë shtrënguar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement