Tragjedia në shkollën e Kanadasë, autoritetet lëshuan një alarm për një person të armatosur brenda objektit - Gazeta Express
string(106) "tragjedia-ne-shkollen-e-kanadase-autoritetet-leshuan-nje-alarm-per-nje-person-te-armatosur-brenda-objektit"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:18

Tragjedia në shkollën e Kanadasë, autoritetet lëshuan një alarm për një person të armatosur brenda objektit

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 8:18

Dhjetë persona humbën jetën dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri që tronditi komunitetin e Tumbler Ridge, në provincën British Columbia të Kanadasë. Shtatë prej viktimave u vranë në ambientet e Shkollës së Mesme Tumbler Ridge, ndërsa i dyshuari për sulmin më pas i dha fund jetës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pasdite, kur autoritetet lëshuan një alarm për një person të armatosur brenda shkollës. Gjatë kontrollit të ndërtesës, policia gjeti gjashtë persona të vrarë me armë zjarri. Një i shtatë, i cili ishte plagosur rëndë, ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Përveç viktimave në shkollë, policia zbuloi edhe dy trupa të tjerë në një banesë në Tumbler Ridge, e cila besohet të ketë lidhje me incidentin. Autoritetet po hetojnë nëse ka vende të tjera të përfshira dhe po kontrollojnë shtëpi dhe prona të tjera në komunitet për të përcaktuar shtrirjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave kanadeze, i dyshuari për sulmin ishte një grua, por policia ka refuzuar të japë detaje të mëtejshme mbi identitetin e saj apo motivet e mundshme të krimit.

Komuniteti i vogël, i vendosur rrëzë Maleve Shkëmbore, është tronditur nga ngjarja, ndërsa autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie.

Advertisement
Advertisement
Advertisement