Katër orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit: Hidhen dhjetëra molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, 16 efektivë të plagosur - Gazeta Express
string(143) "kater-ore-proteste-para-kryeministrise-dhe-kuvendit-hidhen-dhjetera-molotove-policia-kunderpergjigjet-me-gaz-lotsjelles-16-efektive-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 7:47

Katër orë protestë para Kryeministrisë dhe Kuvendit: Hidhen dhjetëra molotovë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës, 16 efektivë të plagosur

Lajme

Gazeta Express

11/02/2026 7:47

Vijoi për rreth katër orë protesta e opozitës para Kryeministrisë, dhe më pas para Kuvendit.

Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike nga protestuesit drejt forcave të rendit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.

Tensionet ishin të larta dhe nga protesta mbetën të lënduar 16 efektivë policie.

Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe deputeti Bledion Nallbati. Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, përcolli nga vendngjarja pamje të arrestimit të protestuesve, të cilët hodhën sende të forta drejt policisë.

Jo vetëm me forcat e rendit, por protestuesit u përplasën edhe me qytetarët në rrugë, duke mos i lejuar këta të fundit të largoheshin.

Ministrja e Brendshme, Koçiu, tha se forca nuk duhet të jetë mjet në protestë, ndërsa kreu i PD-së paralajmëroi një tjetër protestë më 20 shkurt.

Advertisement
Advertisement
Advertisement