Bashkimi Europian po harton një plan të paprecedentë që do të mundësonte anëtarësimin e Ukrainën në bllokun Europian që në vitin e ardhshëm me synimin kryesor për të forcuar pozitën e Unionit përballë Rusisë.
Kjo është ajo çfarë raporton media Europiane Politico duke cituar 10 zyrtarë të lartë dhe diplomat brenda unionit 27 anëtarësh.
Politico thekson se synimi i përshpejtimit të anëtarësimit për Ukrainën e cila mund të përdoret më pas si shembull edhe për anëtarësimin e vende të tjera mund të vijë përmes 5 hapave të ndryshëm.
Media Europiane shkruan se “urgjenca” për Ukrainën brenda Bashkimit Europian në vitin 2027 vjen si pasojë edhe e mundësisë së arritjes së një marrëveshje paqeje me Rusine dhe Kievin që kërkon Anëtarësimin brenda Unionit si garanci Sigurie.
Skenari i Parë i raportuar nga Politico është ai i përgatitjes së shpejtë dhe të intensifikuar për Ukrainën që ky shtet të përputhe politikat dhe standardet e saj me ato të Unionit aktualisht 27 anëtarësh. Kievi ka tashmë në duart e tij udhërrëfyesin kryesor për të vijuar me 3 nga 6 grupkapitujt negociues.
Skenari i Dytë është ai I një “Anëtarësimi të Lehtë”. Diçka e tillë nënkupton se Ukriana por edhe Shtetet te tjera si për shembull Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të Ballkanit Perëndimor bëhen anëtar të Bashkimit Europian, por pa të drejtë vetoje dhe pa pasur komisioner të tyrin. Media Europiane sqaron se ky është një rikalibrim i procesit ku një shtet anëtarësohet dhe më pas këtij shteti I përcaktohen të drejtat dhe detyrimet.
Politico shkruan se në 16 Janar të këtij viti Kryeministri Shqiptar e kishte konsideruar këtë ide një mundësi të mire dhe se Shqipëria do ta pranonte këtë opsion edhe pa pasur Komisionerin e saj.
Megjithatë plani I Bashkimit Europian për zgjerim përballet edhe me sfida dhe mosdakordësi të shumta brenda vendeve anëtare. Për rastin e Ukrainën, mbetet kundërshtimi I Hungarisë.
Skenari i Tretë për përshpejtim të anëtarësimit sipas Politico do të ishte largimi i Victor Orban nga zgjedhjet që do të mbahen në muajin Prill.
Artikulli i medias Europiane sqaron se nëse ky plan do të dështonte atëherë Bashkimi Europian do të shqyrtonte Skenarin e 4-të që është presion ndaj Hungarisë përmes Presidentit Amerikan Donald Trump.
Sipas zyrtarëve Europian, Trump i cili e konsideron Orban një aleat të tijin dhe mbi të gjitha ka si synim fundin e luftës në Ukrainë, mund të bind Budapestin Zyrtar për të pranuar anëtarësimin e Kievit në këmbim të një marrëveshje paqeje që do të sillte lëshime territoriale për Rusinë.
Politico shkruan se nëse edhe ky skenar do të dështonte, atëherë Skenari I 5-të I cili konsiderohet edhe si zgjedhja më e vështirë pasi do të sillte përçarje brenda një Unioni që kërkon të jetë i unifikuar, do të ishte heqja e të drejtës së Vetos për Hungarinë.
Diçka e tillë mund të arrihet përmes nenit 7 të traktatit themelues të vetë Bashkimit Europian, ku heqja e Vetos realizohet nën argumentet se një shtet Anëtar rrezikon vlerat thelbësore të bllokut Europian.