Norvegjezi fiton medalje olimpike, pak minuta më pas rrëfen në TV se e tradhtoi të dashurën - Gazeta Express
string(90) "norvegjezi-fiton-medalje-olimpike-pak-minuta-me-pas-rrefen-ne-tv-se-e-tradhtoi-te-dashuren"

Sport

Gazeta Express

11/02/2026 7:24

Norvegjezi fiton medalje olimpike, pak minuta më pas rrëfen në TV se e tradhtoi të dashurën

Sport

Gazeta Express

11/02/2026 7:24

Biatlonisti norvegjez, Sturla Holm Laegreid, pak minuta pasi e fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Dimërore, ka rrëfyer direkt në televizion se e ka tradhëtuar të dashurën e tij, raporton Sky News.

28-vjeçari e fitoi medaljen e parë individuale olimpike në biatlonin individual në 20 kilometra në Milano- Cortina. Por, një moment interesant ndodhi gjatë intervistës pas fitores, ku ai pranoi se kishte pasur një aferë tre muaj më parë, duke e cilësuar si “gabimin më të madh”.

Laegreid tha se kishte kaluar “javën më të keqe të jetës”, që kur i tregoi të dashurës për aferën.

“Gjashtë muaj më parë e takova dashurinë e jetës sime – njeriun më të bukur dhe më të sjellshëm në jetë. Tre muaj më parë e bëra gabimin tim më të madh dhe e tradhtova. Kisha medaljen e artë në jetë dhe jam i sigurt që ka shumë njerëz që i shohin gjërat ndryshe. Por unë kam sy vetëm për të. Sporti ishte i dyti në ditët e fundit. Do të doja që të ishte e mundur që këtë sukses ta ndaja me të”, ka theksuar norvegjezi Laegreid.

Ai ka folur më pas edhe për gazetën norvegjeze, VG, ku ka deklaruar se e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është t’i rrëfej të gjitha.

“E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është t’i tregoj të gjitha dhe t’i vë të gjitha në tavolinë. Po ashtu të shpresoj që ajo mund të më dojë ende. E kam bërë për të dhe tani për të gjithë botën. Nuk kam asgjë për të humbur. Dua të jem model i mirë, por duhet ta pranoj kur bëj gabime”.

Kampioni i shtatëfishtë i botës përfundoi i treti në biatlon, që është disiplinë që kombinon skijimin ‘cross-country’ dhe qitjen me pushkë. Kampion doli norvegjezi tjetër, Johan-Olav Botn, kurse i dyti ishte francezi Eric Perrot.

Advertisement
Advertisement
Advertisement