Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka reaguar lidhur me raportimet dhe dyshimet për renovimin e objektit të Komunës së Zveçanit, duke theksuar se çdo pretendim për përdorim të mjeteve të paligjshme apo financim nga Serbia duhet të verifikohet nga institucionet përkatëse.
Çështja u raportua fillimisht para disa ditësh nga TV Dukagjini, i cili publikoi pamje dhe informacione për punime renovimi në objektin e komunës.
Tema u riaktualizua në Debat Plus, ku analisti Dardan Gashi deklaroi se ekzistojnë dyshime se renovimi mund të jetë realizuar me mjete që vijnë nga Serbia.
Në këtë kontekst, ministri Krasniqi tha se institucionet duhet të trajtojnë me seriozitet çdo informacion.
“Për besë janë 38 komuna dhe nuk është që në baza ditore e di se cila komunë se çka po punon dhe me mjetet e kujt… unë e verifikova edhe me koleget tonë në terren dhe institucionet tjera, ne nuk e kemi këtë informacion… në rast se kjo ndodh secili person jep përgjegjësi konform ligjit”, ka thënë Krasniqi.