Legjenda e futbollit shqiptar dhe jo vetëm, Lorik Cana i është bashkuar nismës “Liria Ka Emër”.
Ai ka shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e tij për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, njofton përmes një postimi faqja zyrtare e “Liria Ka Emër”.
Ky marsh do të organizohet më 17 shkurt, në Prishtinë.
Përveç Canës, nga bota e futbollit, marshi ka marrë përkrahje edhe nga tifogrupet “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Dardanët”.
Përkrahje ky marsh ka marrë edhe nga figura tjera publike, si Shkurte Fejza, Mozzik, Era Istrafi, Yll Limani e shumë e shumë të tjerë.
Postimi i plotë:
“Faleminderit legjendë Lorik Cana!
Pas tifozëve “Kuq e Zi” të Kombëtares Shqiptare dhe “Dardanëve” të Kosovës, mbështetjes i është bashkuar edhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, ish-futbollisti i mirënjohur Lorik Cana.
Zëri i Lorikut i bashkohet figurave të rëndësishme publike shqiptare si Ylli Limani, Era Istrefi, Shkurte Fejza, Mozzik, si dhe qindra artistëve e sportistëve të tjerë që tashmë kanë shprehur hapur përkrahjen e tyre për këtë kauzë qytetare.
Kjo mbështetje është dëshmi se drejtësia dhe e vërteta historike na bashkojnë, përtej çdo dallimi.
Faleminderit për zërin, dinjitetin dhe solidaritetin”, shkruhet në postimin e “Liria Ka Emër”./GazetaExpress/