PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, shkak gjykimi në Hagë - Gazeta Express
string(78) "pdk-kerkon-shtyrjen-e-seances-konstituive-per-ne-oren-17-shkak-gjykimi-ne-hage"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 18:49

PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, shkak gjykimi në Hagë

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 18:49

Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, ka thënë se kjo parti ka kërkuar që seanca e thirrur për nesër në orën 12:00, të shtyhet për në orën 17:00.

Kjo për shkak se nesër do të jetë fjala e mbrojtjes në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Për shkak të zhvillimeve politike, e veçanërisht zhvillimeve që ndërlidhen me procesin gjyqësor në Hagë, njëra ndër kërkesat që ende nuk është trajtuar është fakti që kemi kërkesë që të shtyhet seanca për në orën 17:00, sepse nesër do të jetë fjala e mbrojtjes, dhe duke u lidhur me zhvillime të rëndësishme të një procesi në Hagë, presim që të paktën të ketë mirëkuptim. Ende nuk është trajtuar si pikë”, tha Deliu-Kodra në DPT te Fidani në Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement