Hamza mirëpret lirimin me kusht të Smakajt, Fazliut e Shalës: Në Hagë po mbahen edhe çlirimtarë të tjerë - Gazeta Express
string(102) "hamza-mirepret-lirimin-me-kusht-te-smakajt-fazliut-e-shales-ne-hage-po-mbahen-edhe-clirimtare-te-tjere"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 17:07

Hamza mirëpret lirimin me kusht të Smakajt, Fazliut e Shalës: Në Hagë po mbahen edhe çlirimtarë të tjerë

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 17:07

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas lirimit me kusht të Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës, ku e ka cilësuar si ‘’lajm të mirë’’ lirimin e tyre.

Hamza ka thënë edhe se, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë.

Postimi:

Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë.

Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët.

Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit tonë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement