Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani për lirimin e tij me kusht, Fazliu 40 mijë - Gazeta Express
string(77) "sma1kaj-ofroi-50-mije-euro-dorezani-per-lirimin-e-tij-me-kusht-fazliu-40-mije"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 16:03

Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani për lirimin e tij me kusht, Fazliu 40 mijë

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 16:03

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu sot janë liruar me kusht nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Të dy kanë ofruar edhe dorëzani një shumë të konsiderueshme parash për lirimin e tyre me kusht, sipas vendimeve të publikuara nga Dhomat e Specializuara. 

Smakaj ka ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh dorëzani, 20 mijë prej të cilave do të sigurohet nga familja, ndërsa pjesa tjetër nga dikush tjetër, por që identiteti i tij është i redaktuar për publikun.

“Mbrojtja e Smakajt propozon një garanci totale prej 50,000 eurosh si siguri që z. Smakaj do të marrë pjesë në procedurat gjyqësore kur të kërkohet, prej të cilave 20,000 euro do të sigurohen nga familja e tij dhe 30,000 euro nga [REDACTED]. Mbrojtja e Smakajt gjithashtu ofron informacion mbi disponueshmërinë e menjëhershme të mjeteve financiare”, thuhet në vendim.

Ndërkaq, Fazliu ka ofruar garanci prej 40 mijë eurosh që janë ofruar nga dikush që po ashtu identiteti i tij është redaktuar për publikun.

“Mbrojtja e Fazliut propozon një garanci prej 40,000 eurosh që të ofrohet nga [REDACTED], e cila, “siç kontekstualizohet nga gjendja financiare e vetë z. Fazliu” (dmth. “shuma e ofruar është shumëfish më e madhe se vlera totale e pasurisë së z. Fazliu”), do ta “përforconte edhe më tej respektimin [e kushteve]””, thuhet në vendim.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar sot se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht në Kosovë.

Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të paraburgimit të Smakajt dhe Fazliut në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale.

Po ashtu, Specialja liroi me kusht edhe Haxhi Shalën./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement