Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të poezisë, “Republika” - Gazeta Express
string(62) "edicioni-i-tete-i-festivalit-nderkombetar-te-poezise-republika"

Arte

Gazeta Express

10/02/2026 15:06

Edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të poezisë, “Republika”

Arte

Gazeta Express

10/02/2026 15:06

Më 15 shkurt nis edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar të poezisë, “Republika”, i cili mbahet në katedralen “Nënë Tereza”.

Festivali Ndërkombëtar i Poezisë REPUBLIKA ashtë një ngjarje kulturore e rëndësishme që po e promovon krijimtarinë poetike dhe shkëmbimin kulturor midis poetëve, kritikëve dhe krijuesve të poezisë nga e gjithë bota.

Ky festival synon të ofrojë një platformë për shprehjen artistike, të inkurajojë dialogun ndërkulturorë dhe të shkrijë barrierat midis kulturave të ndryshme përmes fjalës së shkrueme dhe performancave të drejpërdrejta.

Si platformë në zhvillimin të një identiteti kulturor, programi i festivalit përfshin një tërësi  aktivitetesh kulturore dhe artistike, si: Lexime poetike, dialoge poetike, panele diskutimi, promovime të librave, balet i dyzuem me poezi, performanca artistike dhe ekspozita.

Advertisement
Advertisement
Advertisement