Sali: VLEN fiton zgjedhjet edhe më 2028, BDI-ja duhet ta presë 2032-ën - Gazeta Express
string(68) "sali-vlen-fiton-zgjedhjet-edhe-me-2028-bdi-ja-duhet-ta-prese-2032-en"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 12:36

Sali: VLEN fiton zgjedhjet edhe më 2028, BDI-ja duhet ta presë 2032-ën

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 12:36

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali në emisionin “Click plus” në TV21 ka thënë se VLEN fiton zgjedhjet e ardhshme të rregullta që pritet të.mbahen në vitin 2028, ndërsa mund të sfidohet ndoshta siç tha ai, “në zgjedhjet e vitit 2032, pasi atëherë pret një gjeneratë të re në BDI”

“Po e them tash, në vitin 2031, ta nxjerrni se e kam thënë se në zgjedhjet ku mund të sfidohemi është viti 2032, kjo pasi funksionimi i deritashëm i VLEN-it dhe koalicionit qeveritar ka dëshmuar se kemi rrugë të sigurt në zhvillimin ekonomik. Deri më 2028 nuk besoj që BDI të reformohet apo riorganizohet dhe të jetë parti politike që ta sfidojë VLEN-in. Në vitin 2028 konsiderojmë për fat keq, nuk do të ketë opozitë. Viti 2032 mund të jetë vit zgjedhor nga e cila mund të sfidohemi nga një gjeneratë e re që mund të vijë në BDI…”, ka thënë Sali.

Advertisement
Advertisement
Advertisement