Meidani: Takim i frytshëm me zv/kryeministrin e parë Bekim Sali në Shkup - Gazeta Express
string(71) "meidani-takim-i-frytshem-me-zv-kryeministrin-e-pare-bekim-sali-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 12:35

Meidani: Takim i frytshëm me zv/kryeministrin e parë Bekim Sali në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 12:35

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Sali.

Në një postim publik, ambasadori Meidani e ka cilësuar takimin si të frytshëm, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe dialogut të vazhdueshëm mes dy vendeve.

Takimi u zhvillua në Shkup dhe u fokusua në çështje me interes të përbashkët, në funksion të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit rajonal.

“Korridori VIII ishte në qendër të vëmendjes si një bosht strategjik që hap perspektiva të reja për ndërlidhje, tregti dhe zhvillim. Po ashtu, u ndalëm te iniciativat që e bëjnë lëvizjen më të thjeshtë dhe më të shpejtë, përfshirë One Stop Shop.

E falënderova z. Sali për angazhimin publik si dhe për gatishmërinë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kërkesës së studentëve shqiptarë të juridikut që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi.”, u shpreh Meidani. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement