Bytyqi: Maqedonia e 82-ta për cilësinë e jetës, nuk përputhet me PR-in e qeverisë - Gazeta Express
string(79) "bytyqi-maqedonia-e-82-ta-per-cilesine-e-jetes-nuk-perputhet-me-pr-in-e-qeverise"

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 12:34

Bytyqi: Maqedonia e 82-ta për cilësinë e jetës, nuk përputhet me PR-in e qeverisë

Maqedoni

Gazeta Express

10/02/2026 12:34

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi thotë se PR-i i Qeverisë nuk përputhet me realitetin, sepse po bëhen krahasime selektive.

“Garbage in, garbage out (GIGO) – kur në debatin ekonomik futen krahasime selektive, vetëlavdërime dhe shifra pa kontekst, në fund marrim një “ekonomi të katërt në Europë” të rreme. Ndërsa sa i përket asaj që qytetarët e ndjejnë, Maqedonia është në vendin e 82-të për cilësinë e jetës.

Kjo është diferenca mes rrëfimit PR-it të Qeverisë dhe realitetit në të cilin jetojnë qytetarët.

Në një kontekst të tillë, debati për pagën minimale prej 600 eurosh nuk është çështje “përshtypjeje”, por e vlerësimit me dinjitet të punës. Nën këtë kufi, shteti praktikisht dërgon mesazhin se është normale që një njeri të punojë gjithë muajin dhe prapë të mbetet i varfër”, shkruan Bytyqi në profilin e tij në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement