Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë - Gazeta Express
string(111) "protesta-e-pd-ambasada-e-shba-thirrje-qytetareve-amerikane-shmangni-demonstraten-situata-mund-te-pershkallezoje"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 10:57

Protesta e PD/ Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Situata mund të përshkallëzojë

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 10:57

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka ndarë një paralajmërim për qytetarët amerikanë, në lidhje me protestën kombëtare që organizohet sot nga opozita.

Ambasada bën thirrje për të shmangur demonstratën dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve në lidhje me sigurinë.

“Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale”, thuhet në postim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement