Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Mbetje të vogla të borës ka në qafën malore nga (fshati Lisec – Kodra e Diellit) të cilat mbahen në rrugë. Reshje të borës me intensitet të dobët ka në rrugën (Kriva Pallankë – vendkalimi kufitar Deve Bair) e cila nuk qëndron në rrugë dhe dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës ka në qafë malore Pletvar deri 30m, Gjavatë prej 100m dhe qafën malore Krushevë deri 40m.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
tag_katrorimaqedoni_2
Nga një karrierë shumëvjeçare në gazetari, drejt sipërmarrjes dhe inovacionit në ndërtim – rruga profesionale e Esat Ahmetit pasqyron...